Ish-zvkryeministri dhe deputeti socialist Erjon Braçe, është kundër basteve si një aktivitet që do të sjellë pasoja të rënda ekonomiko sociale të familjeve shqiptare e ku fitues është organizatori. “Bastet do ta mbysin sportin, nga bastet fiton vetëm organizatori, askush tjetër! Bastet nuk ju bëjnë të pasur”,-thotë Braçe me zë të lartë në një videopostim në Instagram. Braçe është i bindur se teoria që me baste do të fuqizohet sport është gënjeshtër e mashtrim.
Advertisements
Deputeti socialist thotë se nga bastet fiton vetëm organizatori dhe si shembull për të ‘hedhur poshtë’ atë që e quan propagandë të disave që janë të interesuar ta miratojnë këtë pr/ligj tregon me një shembull të thjeshtë sa fiton lojtari, sa qeveria dhe sa organizatori
Advertisements
“Nga 200 lekë të luajtura nga lojtari sporti s’do të marrë as 5 lekë, pra 4.5 lëke, dhe tregon monedhen 5 lekëshe. Ndërkohë nga 200 lekë të luajtura nga lojtari, nga viktima do të shkojë si tvsh në buxhetin e shtetit 2.32 lekë pra më pak se gjysma e 5 lekëshit”.
I indinjuar nga një emision transmetuar mbrëmë në television publik ku këmbëngulet se bastet do të ndihmojnë të lulëzojë sporti Braçe thotë se do të ndodhë e kundërta.