Batuta e Luizit për humbësit në Big Brother: Provoni vitin tjetër si … (Video)

by editor

“After Party” i “Big Brother VIP3 Albania” bëri mbrëmë bashkë të gjithë ish-banorët e këtij edicioni, por edhe ata të edicioneve të kaluara.

Advertisements

Për pranishmit në festë, kanë kënduar Bardhi, Fifi dhe Luiz Ejlli. Ky i fundit para se të niste të perfomonte në skenë, pati edhe një mesazh me shaka për ish-banorët e këtij edicioni të tretë të reality show-t.

Advertisements

“Mirëmbrëma të gjithëve. Në radhë të parë ju falënderoj të gjithëve në emrin tim dhe të Kiarës që është në shtëpi tani me beben e vogël, e nuk mundi me ardhur. Sara e Ledion urime për këtë edicion,jeni shumë të mirë, na keni kënaqur. Urime të gjithë banorëve, mos mërziten, njëri e fiton, provoni prapë vitin tjetër si Bjordi e kështu, nuk është problem”, tha fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, ndërsa plasën të qeshurat nga pjesëmarrësit.

You may also like