Koordinatori politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, në një intervistë në emisionin Kafe Shqeto, ka ngritur disa pyetje domethënëse, lidhur me tentakulat e korrupsionit që kanë mbështjellë bashkinë e Tiranës, ku pesë drejtorë dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryebashkiakut Erion Veliaj, tashmë janë arrestuar për grabitjen e fondeve publike.
Advertisements
“Si ka mundësi që në bashkinë e Tiranës, të kemi të vetmin institucion, ku drejtorët befas janë biznesmenë?! Se këta janë të gjithë biznesmenë”? – tha Këlliçi.
Advertisements
“Si ka mundësi që dikush të shkojë në punën e shtetit, ora 8 – 17:00 apo 9 – 17:00, të paguhet 700 mijë lekë të vjetra, ja po ta bëj dhe qejfin 800 mijë lekë të vjetra dhe ndërkohë të ketë biznese që bëjnë 1 milionë euro?!
Pra, si mund t’i shpenzosh tetë orë të ditës në punën zyrtare të shtetit për t’u paguar 700 euro në muaj dhe ndërkohë gjatë vitit të fitosh 1 milion, 2 milionë, 3 milionë euro me tendera me punë publike?! Si mundet?!
Logjika është fare e thjeshtë: shkojnë në punën e shtetit për të garantuar që lekët e shtetit t’ia çojnë privatit që kanë hapur vetë, kompanive që kanë hapur vetë.
Prandaj u duhet ndikimi në shtet, prandaj u duhet zyra e zyrtarit të shtetit për të shkuar dhe për të futur duart në procedura publike, për t’i marrë lekët dhe çuar në bizneset e veta.
Ky lloj modeli vjedhjeje, për hir të së vërtetës, në Shqipëri dhe në Tiranë nuk është parë kurrë. Kjo është hera e parë që ne hasemi me këtë lloj vjedhjeje. Është e padëgjuar, e pahasur, e paimagjinuar!
Pyetje: A mund ta krahasoj Veliajn me Krojfin (Johan Cruyff)?! Ai ka pasur futbollin total, Veliaj, skemën.
Këlliçi: “Ky ka vjedhjen totale! Ia paske gjetur fiks”!