Bëri aksident në gjendje të dehur, çështja ndaj deputetit të PD përfundon në GJKKO

by editor

Deputeti i Partisë Demokratike, Qani Xhafa nuk i ka mbyllur ende punët me drejtësinë pas aksidentit të ndodhur në 13 Mars të një viti më parë në bulevardin Qemal Stafa në Elbasan.

Advertisements

Kjo strukturë do të shqyrtojë faktet e mbledhura nga prokuroria e Elbasanit për deputetin e PD-së ku ndaj tij është ngritur akuza e drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Advertisements

Për ta shqyrtuar këto rrethana është caktuar gjyqtari i posacëm Erjon Çela.

Aksidenti u regjistrua më 11 Mars të vitit 2023 në bulevardin “Qemal Stafa” në Elbasan, ku Qani Xhafa duke udhëtuar në gjendje të dehur, u përplas me trafik ndarësen në rrugë, e më pas u vu në pranga. Tashmë ai është liruar.

Në kohën kur ndodhi aksidenti, Qani Xhafa ishte kandidat për deputet dhe në atë kohë dosja u hetua nga gjykata e rrethit.

Por pasi Luciano Boçi la mandatin për të garuar për kryetar bashkie në Elbasan, automatikisht Qani Xhafa mori mandatin e tij dhe u fut në Kuvend dhe tashmë çështja ndaj tij do të rishikohet në GJKKO.

You may also like