Bie zjarr në autobusin me pasagjerë, zbardhen informacionet e para

by editor

Një autobus i linjës Fier-Patos u përfshi nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune, fatmirësisht pa shkaktuar dëme te pasagjerët që ndodheshin në bordin e tij.

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Portez. Drejtuesi i mjetit sapo konstatoi tym ka ndalur autobusin dhe ka zbritur me shpejtësi pasagjerët.

Në vendngjarje mbërritën 2 automjete me zjarrfikës që bënë të mundur shuarjen e flakëve.

You may also like