Boksierja “biologjikisht mashkull” e rreh edhe një tjetër grua në Lojërat Olimpike, shkon në gjysmëfinale (Video)

by editor

Boksierja algjeriane Imane Khelif e ka siguruar “biletën” për në gjysmëfinale, pasi ka mposhtur një tjetër konkurrente.

Advertisements

Pasi fitoi ndaj boksieres italiane Angela Carini, ndeshje që shkaktoi debate të forta lidhur me pjesëmarrjen e saj, ajo ka rrahur boksieren hungareze Luca Anna Hamori.

Advertisements

Khelif ishte përjashtuar më herët nga federata botërore e boksit, për shkak se kishte dështuar në testet për gjininë. Sipas presidentit të federatës së boksit, ajo kishte rezultuar me kromozome “XY”, çka e bën atë biologjikisht mashkull.

Megjithatë, testi i kromozomeve nuk është i detyrueshëm në Lojërat Olimpike të Parisit, dhe autoritetet e këtyre lojërave nuk i njohin rezultatet e testeve të federatës së boksit.

Advertisements

You may also like