Kokaina në Tiranë po shpërndahet pothuajse haptazi.
Advertisements
Tashmë shpërndarësit kryesorë të kokainës janë kthyer shoferët e taksive të disa prej kompanive që operojnë në Tiranë.
Advertisements
Shoferët e kompanive ‘Blue Taxi’, ‘Lux’, ‘King Taxi’ dhe ‘Smart Taxi’ janë shndërruar në ndërmjetës të trafikut të kokainës, por edhe të prostitucionit, sipas një investigimi të portalit “Zeri”.
Një pjesë e shkëputur nga dokumentari i portalit “Zeri”:
“Për të shkuar në themel të realitetit në këtë rrjet taksish që shërbejnë si korrierë droge dhe sekserë prostitucioni, ZËRI infiltroi një bashkëpunëtor, i cili për 3 muaj ishte klienti ideal i këtij grupi. Shoferë që shesin dhe pinë drogë. Më pas dalin sërish në rrugë për të kapur klientin e radhës dhe për të bërë rrugë të tjera, me një qëllim, të bëjnë para, shumë para.
Bashkëpunëtori nis misionin me një nga shoferët e rrjetit të taksive LUX në kryeqytet, një nga kompanitë kryesore të tregut.
Taksisti jo vetëm që ka dijeni për shitjen e kokainës, por ai tregon sesi rrjeti funksionon ku klientët që duan kokainë mund të marrin edhe punonjëse seksi dhe shkojnë me to në hotele të posaçme që funksionojnë si një trinom. Klienti merr taksinë, kërkon kokainë dhe një femër dhe taksia në këmbim e dërgon në hotelin përkatës dhe i jep drogën. Bashkëpunëtori ynë hipi me të dhe taksisti jo vetëm gjeti dhe ndërmjetësoi shitjen e kokainës por edhe e konsumoi vetë atë.
I infiltruari ynë kërkon më shumë… Po i njëjti taksist, ditën e dytë që bashkëpunëtori e telefonoi, gjëja e parë që flet dhe kërkon është kokaina.
***
Në këtë moment, taksisti porosit kokainën me mesazh te shpërndarësi në zonën e Kasharit dhe më pas e telefonon. I infiltruari dhe taksia shkojnë të marrin drogën. Siç mund të shihni është vetë shoferi i kompanisë LUX taxi që del nga makina e kompanisë me ngut dhe merr drogën për t’ia shitur bashkëpunëtorit. Në këtë moment bëhet edhe shkëmbimi i drogës mes tyre. Taksisti pasi ka konsumuar njëherë kokainën që i shiti bashkëpunëtorit kërkon sërish drogë, ndërsa tregon sesi ka pirë drogë dhe alkool në orarin e punës.
Bashkëpunëtori ynë vijoi aventurën e tij të rrezikshme kësaj here me një nga shoferet vajza të Blue Taxi që tregonte sesi kjo kompani një nga më të rejat në treg operon me makina komplet pa licensë. Ajo edhe mburret sesi makina e palicensuar i bën karshillëk Policisë.
***
Në vijim, bashkëpunëtori ynë vendosi të ritentojë një taksi të kompanisë Blue, për një xhiro nëpër qytet. Aq masiv është fenomeni saqë sapo i infiltruari hap gojën për të kërkuar diçka, përgjigja që merr është “kokainë”.
Menjëherë pa humbur kohë, ky taksist telefonon shokun e tij shpërndarës dhe shkon drejt bazës së tij të drogës që ndodhet mbrapa “Grand” në Astir. Duke mos e patur aspak problem, taksisti i Blue Taxi merr shpërndarësin në makinë dhe negocion pazarin për dozën e kokainës.
Me zbritjen e shpërndarësit, ky taksist tregon sesi funksionon rrjeti kriminal ku ai bën pjesë. Me një përshëndetje të përzemërt, bashkëpunëtori ynë përmbyll investigimin me kompaninë Blue Taxi, duke menduar se tregu i kompanive të tjera do të ishte ndoshta më i sigurt. Por ka mjaftuar një xhiro me 2 nga shoferët e King Taxi për të parë sesi kokaina është një nga shërbimet kryesore ndaj klientelës. I infiltruari hyn në King Taxi dhe pas një prezantimi të shkurtër kërkon nga taksisti i KING, drogë të llojit kokainë.
Me konfirmimin se shpërndarësi po vinte, i infiltruari zbulon se taksisti nuk e kishte këtë herën e parë. Ai ishte garant i cilësisë së kokainës së këtij grupi. Në këtë moment shpërndarësi hyn në makinë dhe kërkon të shkojë ta marrë drogën te shtëpia e tij te Rruga e Elbasanit. Në këtë moment, shpërndarësi bëhet paranojak dhe paralajmëron taksistin që nëse vjen Policia, të dy nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin. Në mënyrë të sofistikuar, shpërndarësi mëson taksistin që të hapë krahun dhe nëse vjen policia të pretendojë se ka qenë i ndaluar atje dhe nuk ka lidhje me të.
Shpërndarësi ikën të marrë drogën dhe njësoj si në çdo kompani edhe King shet kokainë dhe nuk pyet për rregullat e vendosura për cigaren.
Në këtë moment shpërndarësi telefonon taksistin për ti thënë se cilësinë e mallit e ka të lartë.
Një tjetër shofer i King Taxi rezulton se ka një bazë ku mund të marrë kokainë. Në 7:30, bashkëpunëtori mori sërish taksistin e King, por ai deklaroi se shpërndarësi nuk ishte i disponueshëm në këtë ditë.
***
Në zonën e ish-Bllokut, bashkëpunëtori ynë mori një Smart Taxi për ti kërkuar të njëjtën gjë si 3 kompanive të tjera. Pasi e ka konfirmuar në telefon, të nesërmen taksisti i Smart njofton se ka gjetur drogën dhe është gati për të bërë shkëmbimin. Një realitet shokues për të cilin duket se institucionet janë shumë larg kontrollit dhe verifikimit.