Britania e Madhe do të sjellë 200 të burgosur të rrezikshëm shqiptarë në Shqipëri.
Advertisements
Sipas The Telegraph, Britania e Madhe ka ndihmuar në hapjen e një burgu të ri shumëmilionësh në Shqipëri, si pjesë e një marrëveshjeje transferimi të të burgosurve me vlerë 4 milionë paund në vit.
Advertisements
Oficerët britanikë të burgjeve kanë bashkëpunuar me homologët shqiptarë për të zhvilluar burgun e parë të hapur të Shqipërisë, në kuadër të përpjekjeve për të trajtuar krizën e mbipopullimit të burgjeve në Angli dhe Uells. Një burg i hapur nënkupton kufizime minimale në lëvizjet dhe aktivitetetet e të dënuarve.
Britania po paguan Shqipërinë për të pranuar 200 nga të burgosurit shqiptarë më të rrezikshëm që aktualisht ndodhen në burgjet britanike, ndërsa po financon edhe trajnimin e oficerëve të burgjeve, rinovimin e burgjeve, forcimin e sigurisë dhe pajisje për rehabilitim.
Advertisements
Sipas marrëveshjes dyvjeçare, të burgosurit shqiptarë do të transferohen për të kryer pjesën e mbetur të dënimeve të tyre në Shqipëri, duke përfshirë vrasësit, përdhunuesit dhe trafikantët e drogës.
Burgu i ri në Tiranë, i quajtur “Ali Demi”, do të përfshijë të burgosurit që ndodhen në gjashtë muajt e fundit të dënimit të tyre, duke synuar riintegrimin e tyre në shoqëri përmes një regjimi më të hapur, i cili imiton modelet e ngjashme britanike.
Aktualisht, vendi ku do të vendoset ky burg i hapur është Burgu i Grave në “Ali Dem”, por ai do të transformohet në këtë institucion të ri për të burgosurit meshkuj.