Armando Broja është në garë me kohën. Kur jemi futur në ditët e fundit të merkatos, e ardhmja e sulmuesit tonë kuqezi është ende në udhëkryq.
Advertisements
Në mënyrë të befasishme transferimi i Brojës tek Ipswich Town dështoi, ku shkaku kryesor sipas mediave në ishull u bë problematikat e shtatëlartit të kombëtares tonë në tendinën e Akilit, të cilat u konstatuan gjatë vizitave mjekësore. Klubi i Ipswich kërkoi ulje të vlerës për transferimin e Brojës, pas konstatimit të këtij fakti, por londinezët e Chelsea-t refuzuan në mënyrë kategorike, duke bllokuar në këtë mënyrë realizimin e këtij transferimi.
Advertisements
Në këto kushte, për shkak të këtij problemi, po sipas mediave britanike, edhe skuadrat e tjera të interesuara mbi të gjitha Everton janë të stepura dhe në pritje për të mësuar më shumë mbi gjendjen e Armando Brojës. Nëse edhe Çelsi nuk e merr në konsideratë uljen e vlerës për shitjen e Brojës, atëherë me shumë gjasa edhe këto klube mund të dalin nga gara për sulmuesin e kombëtares tonë.
Enzo Maresca tekniku i “Bluve” nuk e ka Brojën pjesë të planeve të tij për sezonin e ardhshëm, ndaj në këto kushte Broja dhe agjenti i tij duhet të nxitojnë për të gjetur në këto ditë të fundit të merkatos një skuadër të re për t’u transferuar.
Advertisements