Ditën e sotme, gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit në Vlorë, kryeministri Rama, është krah homologut Albin Kurti dhe presidentit Bajram Begaj.
Advertisements
Shqiptarët festojnë sot Ditën e Flamurit. Kujtojnë dhe nderojnë 28 Nëntorin 1912, ditën kur Ismail Qemali, ngriti flamurin dhe Shqipëria shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane.
Advertisements
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në Vlorë në ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit, së bashku me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj e kryetaren e Parlamentit Elisa Spiropali.
Ndërsa në Tiranë për të dytin vit, do të organizohet parada e shqiptarëve, një aktivitet që promovon veshjet e tipare tradicionale nga të gjitha trevat shqiptare dhe ku priten të jenë mbi 10 000 të pranishëm Tashm flamujt kombëtar kanë zbukuruar Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.