Është shtyrë për në datën 24 prill në orën 10:00 seanca gjyqësore në “Apel” ndaj deputetit të PD-së Ervin Salianji, i cili akuzohet për “shpifje” lidhur me denoncimin publik ndaj qeverisë për lidhjet me trafikantët e drogës.
Advertisements
Gazetari Jetmir Olldashi i bashkëpandehur me Salianjin, kërkoi përjashtimin e gjyqtares Iliba Bezati nga trupa gjykuese.
Advertisements
Pjesë e trupit gjykues ishin gjithashtu edhe gjyqtarët Genti Shala dhe Elona Toro.
Avokati Indrit Sefa, që përfaqëson të pandëhurin Ervin Salianji dhe Jetimir Olldashi kërkon përjashtimin e gjyqtares, pasi gazetari Olldashi, po ashtu i pandehur ka bërë shkrime për të.
Disa vite më parë, Salianji nisi një seri denoncimesh ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt, i cili rezultoi i dënuar me 7 vite në Itali dhe prej disa vitesh jetonte i lirë në Shqipëri.
Gjatë asaj kohe, gazetari investigativ Jetmir Olldashi publikoi një tjetër video ku i ashtu quajturi “Babale” u paraqit si drejtues i skafit të vëllait të ish-ministrit të Brëndshëm.
Pas publikimit të këtij rasti u hap një hetim penal me kallëzimin e Agron Xhafajt, vëllait të Fatmirit ku Salianji akuzohet për ‘shpifje’.
Në Gjykatën e Shkallës së Parë Salianji u dënua për këtë vepër penale me 1 vit burg, dënim të cilin ai e ka quajtur tërësisht politik.