Reperi i njohur nga Kosova, Fero Fera bëri një status tepër shqetësues mbrëmjen e djeshme në rrjete sociale, teksa kërkonte ndihmë duke thënë se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, ku siç thotë ai, nga padrejtësitë që i janë bërë.
Advertisements
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me “COMPAS” Fero ka deklaruar se vajza e tij është rrëmbyer për shkak se siç ai thotë, enti social pa i dhënë asnjë detaj, i ka thënë se vajza e tij ka ikur.
Advertisements
“Unë si prind i vajzës time ka kohë që më bëhet padrejtësi si në aspektin e vendimeve, po ashtu edhe në aspektin e mospërfilljes dhe të asaj që vet Gjykata ka marrë vendim dhe ka kohë që pres unë ta shoh vajzën time. Befasohna se vajza e ime udhëton nëpër shtete të ndryshme pa lejen time dhe pa u njoftuar se në cilin vend ajo gjindet.
Dhe, më tragjike ka qenë ndodhia e sotit ku unë e konsideroj se vajza më është kidnapuar me një lloj mënyrë, për shkak se enti social më ka njoftuar se në ora katër me ardhë me e marrë vajzën, e në moment që unë shkoj me e marrë vajzën në kohën e caktuar që ata ma kanë caktuar, nuk më japin asnjë detaj se në çfarë drejtimi më është marrë vajza, vetëm se më thonë se vajza ka ikur.”
Advertisements