Ditën e sotme është mbajtur seanca në GJKKO për ish-ministrin Ilir Beqaj. Në këtë seancë Beqaj së bashku me bashkëpunëtorët e tij do të njiheshin me masën e sigurisë. Ndërkohë raportohet se GJKKO ka shtyrë për nesër seancën pasi avokatët kërkuan kohë të njihen me dosjen.
Advertisements
Beqaj dhe dy bashkëpunëtorët e tij u arrestuan ditën e djeshme pasi akuzohet për abuzim me fondet e BE-së gjatë kohës që ka qenë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).
Advertisements
Masa e sigurisë u kërkua nga prokurorja e SPAK Elida Kaçkini e cila ka hetuar dosjen e SASPAK si dhe u mor nga nga gjyqtarja Rudina Palloi. Beqaj akuzohet dhe për korrupsionit, mos deklarim të ardhurave duke fshehur pronësinë e restorant “Gzones” afër Kalasë së Tiranës dhe të një automjeti. Gjithashtu në pranga është vënë edhe bashkëpunëtori i i ish-minitrit Ermal Kurtulaj i cili ishte koordinator i EUSAIR, projekt i rëndësishëm i mbështetur nga fondet e Bashkimit Evropian dhe që menaxhohej nga Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), ku Beqaj ishte drejtor.
Përveç Beqajt dhe Kurtulajt gjykata ka vendosur arrest me burg edhe për Alfred Nikolla i cili kishte postin e drejtorit Administrativ të një kompanie me emrin “Landëays International” e cila është përdorur për këtë skemë përfitimi sipas SPAK