Hetimi pasuror i shtrirë nga prokuroria e Tiranës ndaj ish-kryetarit të komunës së Bërxullit në Tiranë, ka zbuluar deri në këtë fazë të hetimit fshehjen e një pasurie apartament me vlerë mbi 100 mijë euro në Tiranë.
Advertisements
Kjo pasuri përdoret dhe zotërohet nga Ymer Marku, por është regjistruar në emër të një personi tjetër, me qëllim shmangien nga përgjegjësia penale e ish-zyrtarit të komunës Bërxullë.
Advertisements
Mësohet Ymer Marku, ka pasur detyrimin ligjor të deklaronte pasurinë si kryetar komune, por edhe si Kandidat i PD në bashkinë Vorë për zgjedhjet lokale.
Deklarimin e këtyre dy apartamenteve, ai nuk e ka kryer dhe për pasojë pritet që prokuroria e Tiranës, gjatë këtyre ditëve ti drejtohet me një kërkesë gjykatës për sekuestrimin e këtyre dy apartamenteve.
Gjithashtu bëhet me dije se çelja e hetimit pasuror ka nisur pasi ndaj tij paralel me “Shpërdorimin e detyrës”, ka nisur dhe një hetim për “Pastrim të produkteve të veprës penale”.
Prokuroria e Tiranës ka ngritur dyshime të forta se Ymer Marku ka fshehur pasurinë e krijuar në mënyrë të paligjshme, duke e kaluar në emra të dytë dhe të tretë, siç janë vëllezërit dhe nipat e tij.
Mes pasurive që prokurorët besojnë se i përket Ymer Markut, është dhe resorti “King” që ndodhet në zonën e Bërxullës.
Tjetërsimi i 7500 metrave katror tokë nuk është rasti i parë i abuzimit në këtë zonë.
Hetimi pritet të zgjerohet dhe tek sipërfaqe të tjera toke, të cilat janë tjetërsuar nga zyrtarët e komunës Bërxullë dhe më pas shitur kompanisë “Alko Impeks” që menaxhohet nga Arbër Abazi, nipi i deputetit të PS, Sadri Abazi.
Vetëm në një rast, Abazi është bërë pronar i 10 mijë 800 metra katror toke pranë rrugës kryesore, ish-komuna Bërxullë.
Tokën ia ka blerë një shtetasi nga Kukësi, Tahir dhe Fidarie Cena, i cili nuk dihet se si e ka përfituar pasi nuk është pjesë e banorëve autoktonë, të cilët kërkojnë kthimin e pronave që kanë trashëguar brez pas brezi.