Çiljeta flet si rrallëherë për babanë e Fernandos: Ka bërë fëmijë me 4 gra të ndryshme

by editor

Teksa shijojnë qëndrimin në “Ferma VIP”, Elsa dhe Çiljeta, kanë bërë një bisedë mjaft të bukur mes tyre, duke folur ndër të tjera për mëmësinë, fëmijët dhe ish-partneret. Kështu, të dyja vajzat kanë ndarë me njëra-tjetrën fatin se i kanë rritur vetë fëmijët dhe pavarësisht vështirësive, nuk dëshironin që dikush tjetër t’i rriste ato në vendin e tyre.

Advertisements

Kujtojmë se Elsa është mami i një vajze, Evitës, dhe Ciljeta mamaja e Fernandos, dhe pikërisht për këtë të fundit, të cilin këngëtarja e ka mbajtur me sukses larg vëmendjes publike dhe mediave, ajo ka folur me detaje si rrallë herë, duke theksuar faktin se ajo dhe djali kanë lindur në të njëjtën ditë.Ciljeta zbuloi se e ka filmuar edhe momentin e lindjes së djalit, ndërsa për herë të parë këngëtarja ka folur për babain e të birit, duke thënë ndër të tjera se ai ka pasur 4 gra të ndryshme në jetën e tij dhe ka fëmijë të tjerë:

Advertisements

“Mezi pres t’i mbledh këtë verë motrat dhe vëllezërit e Fernandos. Do të marr një shtëpi të madhe me qera për të mbledhur të gjithë. Babai i Fernandos ka pasur 4 gra të ndryshme në jetën e tij me të cilat ka bërë fëmijë..”

https://www.instagram.com/vizionplustv/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a103d6ac-a769-40e2-81eb-fba6fa3699af

You may also like