Ç’ka ndodhur me shqiptarin 19- vjeçar që vrau mafiozin e Irakut? Artan Hoxha zbardh detajet e forta: Frikë se mund të eleminohet në burg, familjarët e tij…

by editor

Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka dhënë detaje për Xhuljano Prengën, shqiptarin 19 vjeçar që ekzekutoi mafiozin e Irakut, të njohur me nofkën “Benzema”.

Advertisements

“Ne e kemi publikuar për herë të parë dhe ka bërë shumë bujë. Autoritetet suedeze kanë ndërhyrë dhe janë zhdukur shumë video. Aljiburi njihet si mbreti i Tik Tok, sepse imitonte Benzema prandaj e ka nofkën Benzema.

Advertisements

Ky e kishte kthyer Suedinë nga parajsë sigurie, në zonë luftë. Policia suedeze u dorëzua, nuk po e zgjidhte dot konfliktin e dy grupeve që luftonin atje.

Pas kësaj ngjarje, shtetasi shqiptar një 19 vjecar, u tha që ishte premtuar 1 milionë euro për vrasje, por ata që e dërguan Xhuljano Prengën aty, ishin kujdesur ta vrisnin këtë, por Xhuljano u largua shumë shpejt dhe u kap rastësisht nga një patrullë.

Aljiburi ishte me eskortë dhe në trafik e ka ekzekutuar me 14 predha. Është arrestuar. Frika ishte se mos e dëmtonin dhe eleminonin në burg. Ndërkohë familja e Xhuljan Prengës, janë marrë në mbrojtje nga shteti suedez.

Nga ky moment, ka patur një lajm para disa kohësh, u tha se shteti suedez ka paguar 3 milionë euro që Xhuljano Prengës ti falet jeta. Shteti suedez nuk ka as ambasadë në Irak. Nuk mund të negociojë për një shtet që ka dënimin me vdekje, që të paguajë para në shkëmbim të jetës së një personi, nuk paguajnë haraç as për pengmarrje jo më për këtë.

Megjithatë jemi në fazën ku Xhuljano mbahet në burg të sigurisë së lartë. Është në sektor që qëndrojnë shtetas europianë.

Ka qenë tepër e vështirë për ti çuar avokat. Pjesëtarët e grupit që ekzekutoi Prenga, mund të rrezikojnë jetën e çdo njeriu që interesohet për fatin e Xhuljano Prengës

Mbahet në sektor ku ka vetëm europianë, sepe mund të eleminohet fizikisht”, tha Hoxha.

You may also like