‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit ekstrem pushton këtë vend, raportohet për 15 të vdekur, nuk do ta besoni sa shkojnë temperaturat

by editor

15 persona kanë vdekur për shkak të sëmundjeve të lidhura me nxehtësinë gjatë 24 orëve të fundit në Indi, ndërsa temperaturat vazhdojnë e rriten.

Advertisements

Bëhet me dije se vdekjet janë regjistruar në rajonin Rourkela të Odisha dhe në Bihar, Rajasthan, Jharkhand dhe kryeqytetin Delhi.

Advertisements

Vapa e madhe vjen ndërsa India po mban zgjedhjet e saj të përgjithshme, rezultatet e të cilave do të shpallen më 4 qershor. Siç raportohet në mesin e të vdekurve ka edhe policë.

“Pavarësisht se ka objekte mjekësore në qendrat zgjedhore, është dita më e nxehtë”, thuhej në deklaratë.

Gjithashtu, ai tha se rreth 30-40 njerëz janë pranuar së fundmi në spital për shkak të sëmundjeve të lidhura me nxehtësinë. Qendra Kombëtare e Indisë për Kontrollin e Sëmundjeve i quan këto raste si kërcënuese për jetën, me një shkallë vdekshmërie prej 40 deri në 64 për qind. Nxehtësia në veri, qendër dhe perëndim të Indisë ka qenë e madhe për dy javët e fundit, me temperaturat maksimale që lëviznin rreth 45 dhe 46 gradë Celsius, e në disa zona edhe deri në 50 gradë Celsius.

Disa rajone po përjetojnë edhe mungesë të madhe të ujit dhe energjisë elektrike, si dhe po përballen me rritje të numrit të zjarreve shkaku i temperaturave në rritje. Zyrtarët ende janë duke hetuar nëse temperatura e regjistruar prej 52.9 gradë Celsius në Mungeshpur ishte e vërtetë, apo sensori nuk ishte funksional. India u përball me një rritje prej 55 për qind të numrit të vdekjeve për shkak të nxehtësisë midis viteve 2000-2004 dhe 2017-2021, sipas një studimi të botuar në revistën mjekësore The Lancet.

You may also like