Çudirat shqiptare! I moshuari pret pemën, lë pa energji elektrike të gjithë fshatin

by editor

Një 66-vjeçar, banues në fshatin Shelqet të Vaut të Dejës, dyshohet nga policia se ka shkaktuar mungesën e energjisë elektrike për banorët e Shelqetit.

Advertisements

Ç.H., dyshohet se ka prerë një pemë, e cila ka rënë mbi telat e energjisë elektrike. Kjo më pas ka shkaktuar mungesën e energjisë.

Advertisements

Ndaj 66-vjeçarit ka nisur një procedim në gjendje të lirë, teksa materialet u referuan në Prokurori nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë së Vaut të Dejës.

You may also like