Dalin në dritë detaje të bujshme nga vrasja e Liridona Ademajt, gazetari i njohur ngre dyshime të forta: Babai i Murselit ndërroi banesën dhe pronësinë e makinave një muaj para ngjarjes

by editor

Gazetari Ervin Dushi ka rrëfyer detaje të tjera në emisionin “Jetë Shqiptare” mbi vrasjen e Liridona Ademit vitin e kaluar në Kosovë.

Advertisements

Duke folur nga Suedia, Dushi theksoi se para se të ndodhte vrasja janë vërejtur shqetësimet në mënyrën se si është sjellë Naim Murseli, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Advertisements

Sipas Dushit, këto janë detaje tregojnë se Naimi ka qenë o pjesë e një gracke ose pjesë e një plani të thurur për të fshehur diçka të madhe.

“Nëse i referohemi edhe atyre bashkëbisedimeve që patën rrjedhur jashtë kamerës, duket qartë që kjo histori ka një mister aq të madh sa vetë Naimi mund të ketë qenë o pjesë e një gracke ose mund të jetë pjesë e një plani të thurur për të fshehur diçka të madhe.

Nuk janë të paktë zërat që tregojnë shqetësimet e Naimit në periudhën e fundit, në reagimet e tij, në komunikimet e tij.

Njerëz që janë të afërt me familjen tregojnë sa do kudo atë ftohjen apo shqetësimin që diçka është duke ndodhur në familje. E theksoj se këto janë jo zyrtare dhe nuk mund t’i marrim për bazë këto. Duke ndenjur dhe duke komunikuar me njerëz, duket qartë ka diçka që duhet me u përgjigj”, u shpreh Dushi.

Gazetari solli në vëmendje disa detaje, kur theksoi se 1 muaj para ngjarjes së rëndë, i ati i Naimit Murselit, Shaban Murseli ka ndërruar vendbanimin dhe pronësinë e makinave.

Sipas Dushit, këto janë indicie që duhet të shërbejnë për prokurorinë për të thirrur të atin e Naim Murselit.

“E dyshimtë është lëvizja që ka bërë babai i Naimit. Një muaj para vrasjes, ai ka ndërruar adresën, ka kaluar te djali tjetër duke ndërruar shtëpinë. Ndërkohë që ka qenë në të njëjtën ndërtesë me ta, ka ndërruar vendbanim. Kjo ka qenë lehtësisht për t’u gjetur pasi në Suedi mund të klikosh dhe të gjesh çfarëdolloj informacioni dhe mund ta blesh online.

Ky si informacion është tentuar të futet te publikimet që mund të mos gjendeshin lehtë. Kjo ngre dyshimet. Shabani ka ndërruar një banesë në nëntor të vitit të kaluar më 11 nëntor 2023 dhe ka shkuar te fëmijët e tjerë. Ky detaj tregon se ky ka dhënë indicie për prokurorisë që të rithërrasin edhe një herë Shaban Murselin. Ky është një detaj pse pikërisht kjo lëvizje.

Gjithashtu ka pasur lëvizje të makinave, u janë lëvizur pronësia e makinave, duke kaluar nga pronësia e Shabanit te fëmijët. Për prokurorinë këto duhet të shërbejnë si detaje pse pikërisht 1 muaj para se të ndodhte ngjarja kanë ndodhur këto lëvizje të dyshimta”, ka theksuar gazetari Ervin Dushi.

You may also like