“DASH na vuri diagnozën, ilaçet dhe shërimin t’i bëjmë vetë”- Gjekmarkaj: Miqtë na thonë ‘ju mbytën hajdutët’! Djalli ka dalë nga shishja…

by editor

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj thotë se raporti i DASH për Shqipërinë është një diagnozë, ndërsa ilaçet dhe shërimin duhet ta bëjmë vetë.

Advertisements

Në një reagim, ai thotë se konstatimi i Departamentit Amerikan të Shtetit është i hidhur, ndërsa thekson se “kemi një qeveri dhe pushtet lokal të korruptuar”.

Advertisements

Sipas deputetit demokrat, të gjitha problemet e ngritura nga Opozita për shit-blerjen e votës, presionin, përdorimin e administratës, gjejnë pasqyrim në raport.

Reagimi i Agron Gjekmarkajt

Raporti i DASH si diagnozë !

Raporti i DASH mbi Shqipërinë meriton të përgëzohet për të vërtetat që ai parashtron! Por konstatimi i tij është tejet i hidhur. Korrupsion në çdo nivel qeverisjeje është fraza kyçe. E thënë ndryshe kemi një qeveri dhe pushtet lokal të korruptuar. Ju mbyten hajdutet na thonë miqtë.

Të gjitha sa po ndodhin në sytë e shqiptarëve janë, inceneratoret, sterilizimi, 5D-ja, Tims, e plot bëma.

Një dekadencë politike dhe korruptive ka përfshirë qeverinë dhe administratën e Edi Rames. Ky zinxhir duhet këputur. Neper të përçohet veç korrupsion.

Të vjedhësh është çështje gare, kush më shumë, kush më shpejt. Të gjitha problemet e ngritura nga Opozita për shit-blerjen e votës, presionin, përdorimin e administratës, gjejnë aty pasqyrim. Kapja dhe ndikimi qeveritar mbi to shqetësojnë DASH pa mendoni sa shqetësojnë shoqërinë shqiptare të mbytur nga propaganda dhe transformimi i të vërtetës drejt gënjeshtrës.

Çështjet e pavarësisë se gjykatave ndikimi i mazhorances mbi to janë një tjetër kambanë. Prej tre vitesh gjykata luan me fatin e Opozitës duke dëmtuar thelbin e demokracisë në vend. Vula dhe simbolet e PD mbahen peng. Lidershipi i Opozitës në vitin elektoral është i gjithi nën goditje a thua se drejtësia nuk mund ti bënte verifikimet e veta kohë më parë por veç pak muaj nga zgjedhjet politike.

Themeluesi i pluralizmit është izoluar ne kundërshtim me kushtetutën per ti denatyruar natyrën pluralizmit per ta shndërruar atë në fasadë, për të ç’aktivizuar opozitën në përballje.

Drejtësia që të meritojë besim nuk mund të vazhdojë të na flasë me parulla, prova e saj e madhe është raporti me Qeverinë. Ajo zë cironkat e qeverisë pasi dorëhiqen me urdhër dhe Opozitës nuk i lë kusur gati ta asgjësoje.

Edi Rama e bëri të qartë e synon mandatin e katërt me “Spak dhe turizmin”. Një qeveri e cila ka fuqi magnetike për të mbledhur, joshur e promovuar të gjithë të korruptuarit e ketij vendi i dorëzon me qejf disa toga drejtoresh që të krijojë iluzionin e drejtësisë dhe të ushqejë populizmin.

Imazhi i vendit po errësohet nga skandalet, emisioni i RAI 3 është një tjetër provë. Djalli ka dalë nga shishja atë se kontrollon më as Edi Rama. Populli mund ti bëjë terbiet të dy.

Raporti i DASH dhe programi i RAI-it janë thjeshtë vetëm dy ngjarjet e fundit të dëshmisë sesi degradon një pushtet absolut në gji të Evropës dhe në prehrin e ambasadorëve.

Opozita është sot i vetmi institucion që funksionon si zë dhe shpresë e shoqërisë. Aleanca me të për të gjitha shtresat është shpëtimi. DASH na vuri diagnozën, ilaçet dhe shërimin ti bëjmë vetë!

Agron Gjekmarkaj

You may also like