Debat i ashpër në “Big Brother”, Françeska akuza të forta Erjolës: Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë(VIDEO)

by editor

Një debat i fortë ka ndodhur mes Erjolës dhe Françeskës, ku kjo e fundit e akuzon se e ka qejf Romeon. Kjo deklaratë e ka revoltuar pa masë Erjolën, ku nuk ka arritur ta mbajë veten dhe ka nisur me ofendime.

Advertisements

Ajo i drejtohet Françeskës, duke i thënë se është e obsesionuar ndaj lidhjes Romeo-Heidi dhe kërkon me patjetër që të fusë dikë në mes.

Advertisements

Françeska: “Ajo vdes për Romeon. Erjola mbaron për Romeon. Ta kam thënë tre herë deri më sot që t’i vdes për Romeon”.

Erjola: “Qyqja, Zot na ruaj mendtë e kokës. O injorante, unë këtë djalin e kam parë vërdallë nëpër Top Channel, s’kam pritur “Big Brother’, o e çmendur, ti nuk je në terezi”.

Françeska: “Këto ofendime që dalin nga goja jote mbaji për veten tënde ok”.

Erjola: “Do një teori të re për t’i rënë çiftit”.

Françeska: “Sa e dobët je, plehrat në krevat, ofendimet nga më të ndyrat, histerizmi në maksimum, Erjola rregullo sjelljen tënde, je duke u treguar vajzë skandal”.

Erjola: “Ik o Françeska kap një copë teori nga Graciano”.

Françeska: “Ta kam thënë para katër javës në vaskë por ti nuk e mban mënd. Pasi je zënë ti me Romeon për pijen, të kam thënë që ti edhe kur zihesh me Romeon të qesh buza”.

Erjola: “Sa injorante”.

Françeska: “Mbaje gojën se nuk të kam ofenduar asnjëherë. O vajzë e pa edukate”.

Erjola: “O e obesionuar pas Heidit dhe Romeos dhe gjen detaje me u zënë me të gjithë. O e fiksuar”.

Françeska: “O vajzë e ndyrë”.

Frjola: “O horror”!

Françeska: “Nga ke ardhur ti nga rruga”?

Erjola: “Nuk gjen detaj tjetër për t’i rënë çiftit dhe më fut mua në mes”.

Françeska: “Vajzë nga rruga, ti vjen nga rruga”.

Erjola: “Unë Romeon në Top kemi pirë cigare bashkë dhe prita të të njoh këtu brenda në Big Brother.

Romeo ndërhyn dhe i thotë Erjolës këto akuza i ka nga Graciano pasi ai ka folur keq, madje ai i drejtohet edhe me fjalën “mi”.

You may also like