Debate të ashpra janë zhvilluar mes anëtarëve të Komisionit Hetimor për sistemin TIMS. Deputeti i PS-së Toni Gogu, i tha kryetarit të Komisionit Ervin Salianji se plani i hetimit nuk ndërtohet me montazhe.
Advertisements
Ndërsa, Salianji theksoi se deputetët e PS bëjnë zhurmë, pasi i ka zënë halli.
Advertisements
Ervin Salianji: “Ju nuk bëni dot estradë këtu. Nuk është pazar kjo jo”.
Toni Gogu: “Mos monto diskutime në një plan hetimi. Plani i hetimit nuk ndërtohet me montazhe. Është mërzitur Gazi pse e ke thirrur ti. Hetimin e bëjnë ekspertët. Propozimet tona vijnë nga ekspertët. PS kupton rolin e drejtësisë, por edhe hallin tënd e kupton. Ti do ta zbresësh nga ballkoni Berishën, por nuk e zbret dot”.
Çdo përpjekje e juaj për t’u bërë gjyqtari i Berishës, të mos e ktheje këtë komision në një komision qesharak, pro të bëjmë atë që na ka ngarkuar ligji.
Ervin Salianji: “Po kërceni nga belaja. Keni ardhur të bëni zhurmë. E di se doni kohën e Kooperativës”.