Debatet e forta në ‘BBV’, thumbon ‘Ferma VIP’: Nuk do lëmë nam duke pështyrë, po bëjmë garë me qytetari

by editor

“Big Brother VIP” këtë vit është komentuar shumë për sherret dhe skandalet mes banorëve, por këto dy fjalë deri tani nuk njihen aspak nga banorët e “Ferma VIP”.

Advertisements

Përkundrazi fermerët kanë treguar qytetari dhe mirëkuptim me njëri-tjetrin.

Advertisements

Megjithatë opinionistja Sonila Meço u ka thënë sot në prime se ata duhet të jenë më konkurrues ndaj njëri-tjetrit pasi nuk po sheh garë.

Menjëherë ka ndërhyrë Albano Bogdo, i cili tha se po e bëjnë garën me qytetari e jo me skandale.
“Ndryshe nga pritshmëritë tuaja ne po e bëjmë garën me super qytetari dhe jemi shumë të sjellshëm”, tha Albano, deklaratë e cila u duartrokit nga publiku. “Na jepni dhe sfidat më të vështira, ne prapë do e bëjmë me qytetari. Nuk do lëmë nam duke sharë e të pështyhemi”, shtoi Albano.

You may also like