Një grup kriminal i trafikut të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë është goditur nga policia e Tiranës, ku janë sekuestruar 10 pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak
Advertisements
Në pranga kanë rënë 4 të rinj Blerim Krasniqi 28 vjeç, Benjami Shala 20 vjeç, Edonis Thaçi 25-vjeç Muhamed Krasniqi, 20 vjeç, të gjithë banues në Kosovë, të cilët po i sillnin armët për t’i shitur në Tiranë, në shifrat nga 1500 euro deri në 3000 euro. Të rinjtë u kapën në një vendparkim autobusësh, në Lundër, në kuadër të operacionit të koduar ‘Transportuesi2’.
Advertisements
Dyshohet se Blerim Krasniqi, ka vënë në autobusin me drejtues Edonis Thaçin një çantë brenda së cilës u gjetën 10 armë zjarri pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak. Më pas, Blerim Krasniqi, në bashkëpunim me Muhamed Krasniqin, kanë ndjekur me automjetin e tyre, autobusin, gjatë gjithë itnerarit.
‘Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se armët e zjarrit ishin trafikuar në Tiranë, me qëllim shitjen në vlerat 1500-3000 euro. Po nga verifikimet e kryera dyshohet se pronari i linjës së autobusëve, Edonis Thaçi, së bashku me shtetas të tjerë, ka trafikuar armë zjarri drejt Shqipërisë, në disa raste.- njofton policia
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 armë zjarri pistoleta, me krehra dhe municion luftarak, 1 automjet dhe 5 celularë