Detaji i ri nga tragjedia në Shkodër/ Ergys Arrazi kishte lidhje tjetër, i kërkoi nënës së tre fëmijëve..

by editor

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen tronditëse të ndodhur në Shkodër, ku një grua, nënë e tre fëmijëve, dyshohet se i dha fund jetës së bashku me vogëlushët e saj. Dyshohet se shkak për tragjedinë ka qenë dhuna e bashkëshortit.

Advertisements

Konflikti në çift mësohet se kishte muaj që kishte nisur dhe çifti praktikisht ishte ndarë, por nuk konsumohej më martesa. Ergys Arrazi kishte nisur një marrëdhënie tjetër. Sipas familjarëve të gruas, Ergys Arrazi grindej çdo ditë me bashkëshorten e tij. Madje, ai i thoshte që të dalë nga banesa, ku ishte në një dhomë e jetonte së bashku me fëmijët.

Advertisements

I pyetur në polici ditën kur ka denoncuar zhdukjen e bashkëshortes, por edhe pas gjetjes të trupit të vajzës së vogël, ai kishte thënë për gruan e tij se është “e sëmurë mendore”. Ai kishte thënë se bashkëshortja kishte muaj që trajtohej me ilaçe depresioni. Mirëpo dëshmia nuk është vërtetuar nga policia, pasi 39-vjeçarja nuk rezulton se ka kartelë apo të ketë mjek që të ketë lëshuar recetë për të për këto ilaçe.

Duket se gruaja ka qenë e vetme në një situatë, që duket aspak e lehtë. Kjo, pasi edhe pas zhdukjes së saj, e vetmja që ka treguar interes për të ka qenë motra, teksa vëllai dhe të afërmit e tjerë nuk janë interesuar në polici dhe nuk i janë përgjigjur kërkesës për t’u pyetur si persona që kanë dijeni për ngjarjen. Një grua, nënë e tre fëmijëve në Shkodër, dyshohet se i ka dhënë fund jetës bashkë me të vegjlit të saj, pas dyshimeve se bashkëshorti e dhunonte.

You may also like