Detyron bashkëshorten për marrëdhënie sek*uale, arrestohet 36-vjecari shqiptar

by editor

Policia greke ka vënë në pranga një 36-vjeçar shqiptar, i akuzuar për dhunimin e bashkëshortes së tij greke.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, ku Celjan Mile 36 vjeç nga Otllaku i Beratit, është kthyer i dehur nga puna dhe ka nisur t’i bërtasë e kanosë bashkëshortes së tij greke E. M 36 vjeç.

Advertisements

Të njëjtat veprime ai i ka kryer edhe ndaj fëmijëve të mitur 9 dhe 6 vjeç. Pasi ka fyer bashkëshorten me fjalë që cenojnë nderin e saj, ka goditur me grushte në pjesën e pasme të kokës vajzën e mitur M. E 9 vjeç.Sipas kallëzimit të bashkëshortes, një ditë më parë, rreth orës 23.00, Mile ka detyruar edhe atë përmes dhunës dhe kanosjes që të kryenin marrëdhënie seksuale.

Policia greke menjëherë pas kallëzimit, ka nisur kërkimet për 36-vjeçarin shqiptar dhe ka arritur ta arrestojë atë.

Advertisements

You may also like