Dhunuan avokatin e Berishës, publikohet foto e dy prej 3 autorëve duke u larguar me vrap nga vendi i ngjarjes

by editor

Personat në foto janë dy autorët që dyshohet se dhunuan avokatin e Sali Berishës, Sokol Mëngjesi.

Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, dy persona të cilët mbajnë në kokë kapele shfaqen duke vrapuar.

Mesa duket ky është edhe momenti, ku ata janë larguar sapo kanë kryer aktin e rëndë kriminal.

Advertisements

(Dy autoret e dyshuar qe dhunuan avokatin Sokol Mengjesi)

Në lidhje me këtë ngjarje, Policia e Tiranës ka shoqëruar dy persona, të cilët po merren ne pyetje.

Mësohet se dy personat e shoqëruar po merren në pyetje si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe autorët.

Avokati Sokol Mëngjesi u sulmua dhunshëm nga 3 persona teksa po çonte famijen e tij në kopsht në zonën e ish-bllokut. Ai mori goditje me sende të forta në kokë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa policia ka identifikuar dy prej autorëve dhe po heton për motivin e sulmit, ngjarja ka sjellë dhe reagimin e politikës.

Vajza e ish kryeministrit Berisha, Argita Malltezi e vizitoi në spitalin e Traumës ndërkohë nga Rithemelimi, zëdhënësja Floriana Garo tha se autorët janë urdhëruar nga Edi Rama për të sulmuar avokatin e Berishës, dhe siç thekson – kryeministri do të mbajë përgjegjësi personale për këtë akt.

You may also like