Diell në plazh, shi në mal! Bëhuni gati për fundjavën

by editor

Fundjava mbi vendin tonë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Advertisements

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

Advertisements

You may also like