Diell “përvëlues”/ Farmacistja jep këshillat: Përdorni krem me faktor të lartë mbrojtës, kujdes me suplementet

by editor

Farmacistja Eni Gjoka Nika ka dhënë disa këshilla lidhur me temperaturat e larta të verës. E ftuar në një emision televiziv ajo ka sugjeruar përdorimin e kremit të diellit me faktor të lartë mbrojtës, i cili duhet aplikuar veçanërisht në periudhën dominante nga rrezet e diellit në orën 12.

Advertisements

“Gjithmonë duhet të jetë SPF sa më e madhe që ta aplikosh, sidomos në kulmin e rrezeve të diellit, që të mos dëmtosh lëkurën nga rrezet. Periudha dominante nga rrezet e diellit në orën 12, ti duhet të jesh gjithmonë e mbrojtur nga rrezet e diellit dhe duhet të aplikosh gjithmonë kremin. Mund ta marrësh dhe në formë sprajti dhe ta kesh më praktike përdorimin. Kremrat e plazhit duhet të jenë në varësi të problematikave të lëkurës, sepse mund ta kenë dhe lekurën alergjike”, u shpreh ajo.

Advertisements

Sa i përket problemeve me temperaturat e larta, farmacistja këshilloi përdorimin e suplementeve. “Temperaturat e larta mund të kalohen dhe me suplementet, që mund të rrisin pak imunitetin, sepse dhe nga i nxehti i bie imuniteti. Ne farmacistat nuk mund të japim medikamente, vetëm suplemente, nëse ka diçka më të avancuar të konsultohet me mjekun”, përfundoi ajo.

You may also like