Digjet gjatë natës mobileria në Lushnjë/ Zjarrfikësit u njoftuan me vonesë, ja shkaku i dyshuar

by editor

Një mobileri në Krutje të Lushnjës, është përfshirë nga flakët pak orë pas mesnatës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 dhe në momentin e shpërthimit të flakëve në punishte nuk ka pasur njerëz.

Ky ka qenë edhe shkaku se pse forcat zjarrfikëse janë njoftuar me vonesë.

Pas mbërritjes së zjarrfikësve, zjarri është shuar, ndërsa mobilieria është shkrumbuar e gjitha.

Shkak sipas policisë zjarrfikëse dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

You may also like