“Dil ti, të futet Iliri në qeli”! Meta: Dumani i shkoi 24 herë në burg Kastriot Ismailajt

by editor

Ilir Meta: Mbështes plotësisht deklaratën e SHBA, akoma më fuqishëm KLP-në. Dje ua sqarova si është krijuar KLP-ja, mbi bazën e emërimeve të bëra nga Arta Marku që u bë kryeprokurore në dhunim të Kushtetutës me 69 vota. Edhe miqve edhe aleatëve ua kam thënë këto probleme, që prokurorinë e keni ju dhe Rama, dhe përgjegjësinë e keni ju dhe tek Gjykata Kushtetuese jam vetë.

Advertisements

Tani vijmë tek Dumdumani, u kërkoj ndjesë njëherë të gjithëve prokurorëve të SPAK-ut që nuk janë si ai. Sepse unë e kam thënë edhe më parë që tek SPAK-u ka Dumduman por edhe njerëz që luftojnë krimin dhe korrupsionin, nuk ka njeri në prokurori që nuk e di se cfarë mbështetje i kam dhënë unë Arben Rakipit, grupit që merrej me bllokimin e cështjes së Hajdarit që e bllokonte Rakipi me Fatos Klosin. E kam thënë publikisht, do të gjejmë vrasësit e Azem Hajdarit dhe vrasësit e vrasësit të Azem Hajdarit. E dinë shumë mirë Fatosi dhe Rakipja që për 24 orë Jaho Saliu ka ardhur në Shqipëri, për atë akt që ka kryer dhe po i them tani Dumdumanit, tre herë, me një gazetare që të del y tek Metamorfoza, që po më heton mua për CEZ-DIA. Ke cuar edh enjerëz që të mbushin mendjen të iki nga Shqipëria.

Advertisements

Po pse legen si puna jote jam unë? Cfarë prokurori je ti, që të dridhet goja, që gjëmon vjehrrën time. Që gjëmon partinë time t’ia çosh atij tarallakut. Pse nuk morëm mësime nga Lulushi ti që të lemë cimkazijtë e tu, po pse more palaço ka frikë Ilir Meta nga burgu yt, apo amerikanët McGonigal. Ilir Meta nga burgu do ta shpërbëjë atë celulë. Pse e bëmë SPAK-un ne? Ti je aty për të firmosur në emër të SPAK-ut. Do të jesh….të kanë thënë ty amerikanët të më fusin mua në burg? Kur të duash ti dhe amerikanët e tu, këtu apo në Shqipëri. Mua më ka dashur legjendari të më fusë në burg që në 1992. O palaço, o Dumduman. Thirri mendjes, reflekto, thellohu, nuk të mbron as KLP as Zoti nëse shkel Kushtetuën, ky nuk është kërcënim, por ndihmë që po të jepet. Këshillë. Injorant. Ti e hape CEZ DIA me urdhër të Ramës dhe Mcgonigalit. O palaço po cfarë presim ne që të thuash kam takuar McGonigalin, që ke shkuar 24 herë në Fier në burg për të takuar Kastriot Islamilajn.që të dalësh ti nga burgu dhe të vijë ai këtu, ku ka fjetur Ilir Meta dhe si ka fjetur Ilir Meta. Ilir Meta atë vit ka qenë ministër i Jashtëm ka fjetur 150 net jashtë shtetit.

You may also like