Dimal/ Me pistoletë stilolaps që organizonte lojëra fati, vihet në pranga 51-vjeçari

by editor

Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, është goditur një rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, si dhe një rast i armëmbajtjes pa leje.

Advertisements

Sipas informacioneve policore, janë sekuestruar 5 tableta që shërbenin për lojëra fati, 1 pistoletë stilolaps dhe municion luftarak.

Advertisements

Sakaq, është vënë në pranga 51-vjeçari që i posedonte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

Njoftimi:

“Stacioni i Policisë Dimal, si rezultat i kontrolleve që kryhen në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, ka goditur një rast të lojërave të fatit dhe një rast të armëmbajtjes pa leje. Në vijim të veprimeve procedurale, u vu në pranga shtetasi E. B., 51 vjeç, banues në fshatin Samatic, Dimal.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 5 tableta me të cilat dyshohet se ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, 1 pistoletë stilolaps dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat”, njofton policia e Beratit.

You may also like