DINAMIKA E PLOTË | Avioni bën ulje të detyruar në Tiranë pasi një burrë preu veten me brisk

by editor

Fluturimi Lyon-Stamboll i Turkish Airlines bëri një ulje emergjente në Tiranë, për shkak të sjelljes shqetësuese të një pasagjeri.

Advertisements

Avioni ka ndryshuar itinerarin dhe është drejtuar për në Aeroportin e Tiranës për shkak të incidenteve të shkaktuara nga pasagjeri.

Advertisements

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 14:30, kur në aeroportin “Nënë Tereza”, ka bërë ulje të detyruar, avioni i linjës “Lion-Stamboll”.

Me këtë avion po udhëtonte shtetasi afgan M. N., 40 vjeç, i cili tmerroi veten dhe pasagjerët me aktin e tij.

Pasagjeri afgan i avionit të tipit Boeing 737-800 të THY me regjistrim bisht TC-JHK, me numër fluturimi TK-1808, me nisje nga Lioni i Francës, është sjellë në mënyrë të papërshtatshme dhe është trazuar në ajër.

Konfirmohet se 40 vjeçari ka dëmtuar damarët e dorës me brisk (mjet rroje), gjatë fluturimit me avion. Është e paqartë si u lejua brisku në bord.

Pasi pasagjeri, i cili vazhdoi të ishte i shqetësuar me gjithë paralajmërimet e ekuipazhit të kabinës, rrezikoi sigurinë e fluturimit, piloti i avionit kontaktoi Kullën e Kontrollit të Aeroportit të Tiranës dhe kërkoi leje uljeje.

Pas uljes së avionit, pasagjeri u nxor nga avioni.

Aeroporti njoftoi se avioni do të ngrihet sërish për të ardhur në Stamboll.

40-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është në gjendje kritike për jetën. /noa.al

You may also like