Dje grabiti makinën e çiftit italian në Vlorë, 35-vjeçari sapo ishte liruar nga Amnistia, rikthehet në “shtëpinë e vjetër”

by editor

Një çift turistësh italianë ranë pre e grabitjes ditën e djeshme në Vlorë.

Advertisements

Ngjarja ndodhi në lagjen “Uji i Ftohtë” teksa çifti kishin parkuar makinën dhe kishin shkuar për të drekuar. Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë autorin e dyshuar të grabitjes.

Advertisements

Arrestimi i tij u bë në lagjen “28 nëntori”.

Pasi policia e ka ndjekur gjatë gjithë ditës, autori i dyshuar ka vërejtur së po e ndiqnin dhe ka lënë makinën që lëvizte dhe ka tentuar të ikë me vrap.

Pas ndjekjes nga forcat e policisë për më shume se 10 minuta në lagjet e Vlorës është bërë e mundur arrestimi i tij.

Sipas informacioneve i ndaluari rreth 35 vjeç me mbiemër Myrtaj sapo ka dalë nga burgu duke përfituar nga amnistia para 10 ditësh.

Polica po e kontrrollon në makinën e tij si dhe cantën që ai la në makinë duke iu larguar me vrap policisë.

Ndërsa në makinën e çiftit italian ditën e djeshme u grabitën 2500 euro dhe të gjitha dokumentet që ndodheshin në çantë./albeu.com

You may also like