“Do dëgjohet nga Shkupi në Shkodër, e dua…”/ Fifi flet për dasmën: Nuk dua të bëj një ceremoni me…

by editor

“Kemi plane shumë më të bukura përpara, dasma është një gjë qejfi”

Advertisements

Këngëtarja e dashur për publikun, Fifi, ishte e ftuar mëngjesin e kësaj të enjte në studion e emisionit “Wake Up”, ku ka folur për eksperiencën në “Dancing With The Stars”, për karrierën si dhe për jetën private.

Advertisements

Teksa u pyet nëse do të kemi dasmë së shpejti, artistja u shpreh se edhe mund të ndodhë. Ajo shtoi se ende nuk e ka diskutuar një gjë të tillë me partnerin e saj. Por evetmja gjë e sigurt sipas Fifit, është se dasma e saj do jetë e madhe, tradicionale dhe se do dëgjohet nga Shkupi në Shkodër.

Pjesë nga intervista:

Neada Muça: Ti nënë je bërë, po a ke dëshirë të bëhesh dhe nuse?

Fifi: Avash, avash.

Neada Muça: Ke ndonjë plan?

Fifi: Unë dua një dasmë tradicionale, nuk dua të bëj një ceremoni me 50 veta. Unë po u martova do e marrë vesh nga Shkupi në Shkodër themi andej nga ne. Dasma ime do dëgjohet Shkup e Shkodër. Nuk e kam folur akoma me Aldisin sepse nuk kemi qenë në atë fazë që kam dashur për të folur për dasmë. Kemi plane shumë më të bukura përpara, dasma është një gjë qejfi, ne çunin e kemi bërë.

Ndër të tjera, këngëtarja e njohur shprehet shumë mirënjohëse dhe falënderuese ndaj Zotit që ka një shëndet të plotë, falënderon nënën e saj për mbështetjen që i ka dhënë sepse sipas këngëtares, nëse nuk do ishte për nënë e saj, ajo nuk do ishte kjo që është sot.

Madje është tepër falënderuese edhe për partnerin e saj Aldisin, që e konsideron si një mbështetje shumë të madhe. Sipas Fifit, ai nuk e lë të mendojë për shumë gjëra pasi është ai që mendon për të dhe është ai që i jep dorën dhe i jep kurajo për çdo gjë.

You may also like