“Do e mbaj vath në vesh”/ Krisje mes çiftit në BBV? Sara paralajmëron Bardhin (Video)

by editor

Sara duket se ka pësuar një tjetër zhgënjim nga Bardhi dhe e gjitha lidhet me sekretin që ai ndau sot para banorëve, lidhur me një pëlqim për dikë që ka lënë pezull jashtë. Ajo i thotë se me këtë veprim nga ana e tij e ka konsideruar si të gjithë banorët ndërsa shtoi se do t’ja kthejë kur të vijë momenti.

Advertisements

Sara: Sot ke bërë gabim, sepse nuk ke respektuar hapësirën time për të treguar gjërat e mia. Në momentet tona super intime kur unë të kam treguar situatën që kam lënë jashtë ti ke patur shansin që të më thoje, edhe unë Sara kam këtë gjë.

Advertisements

Iku shansi i parë. I dyti është kur ne ishim ulur në dhomën e rrëfimit dhe Ledioni ishte në studio. U dha një klip ku unë e them shumë qartë situatën që jashtë kam patur një marrëdhënie e cila mund të kishte kthim nëse unë dal single nga këtu, por unë e di që kësaj marrëdhënieje i kam dhënë fundin në momentin që kam njohur Bardhin këtu.

Ti më ke dëgjuar që unë kam ndarë gjëra shumë personale dhe ti këtë gjë me mua nuk e ke ndarë. Këtë gjë unë do të ta mbajë vath në vesh dhe do ta kthej kur të vijë momenti.

Ti sot më ke konsideruar si të gjithë banorët e tjerë.

Bardhi: Sot s’deshta me e thanë para banorëve që ty mos të binte bombë, por nuk është aq bombë sa po e mendon ti. Unë nuk kam qenë në një lidhje.

Nuk më intereson çfarë ke bërë ti jashtë më intereson fakti që ti sot u bërë një super lojtar dhe e the para gjithë banorëve këtë gjë.

Bardhi: Këtë më pyetën, thuaje një sekret që nuk e di askush dhe e thashë këtë.

Sara: Pse nuk e ndave me mua paraprakisht?

Bardhi: S’kam mundur të ta them.

You may also like