“Do të bëjmë rotacion”, trajneri i Spanjës paralajmëron Shqipërinë: Nuk do t’i japim asgjë askujt

by editor

Spanja është skuadra e parë në grupin B që ka arritur kalimin në 16-she. Një kualifikim që ka ndezur edhe shpresat e shqiptarëve. Kjo pasi pritet që Spanja të luajë me formacionin e dytë përballë Shqipërisë. Megjithatë De La Fuente ka paralajmëruar se nuk do të tolerojnë në ndeshjen e fundit.

Advertisements

“Do të përpiqemi të fitojmë ndeshjen e radhës. Do të bëjmë një farë rotacioni, por nuk do t’i japim asgjë askujt. Thjesht do t’i japim mundësinë lojtarëve të tjerë të fortë për të shfaqur vlerat e tyre. Parësorja është grupi, por gjithashtu Shqipëria do të jetë një kundërshtar i fortë”, ka deklaruar Luis de la Fuente.

Advertisements

You may also like