“Do të doje të ishe vajza e babait të Surrelit, por për fat të keq janë ca të tjera para teje”/ Plas debati në Kuvend, Gaz Bardhi i kthehet me ironi Spiropalit: Mos je gjë motra…

by editor

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka replikuar me ministren Elisa Spiropali, pasi kjo e fundit e thumboi duke i thënë “mos je djali i adoptuar i babit të Zenit”.

Advertisements

“Nuk bëjmë teatër me korrupsionin, nuk e luftojmë me pushkë ujë e me fjalë. Jam Gazment Bardhi zonja ministre, djali i Durimit e vjollcës, e kuptoj që zotrote do të doje të ishe vajza e babait të Surrellit por për fat të keq nuk je, je shumë larg madje, janë ca të tjera para teje.

Advertisements

Mqs përgjigjen e kësaj që nuk je vajza e babit të Surrelit e di, po të pyes mos je gjë motra e Olsit, motra e Ben Nokës, mos je gjë motra e adoptuar e Bajrave të Shkodrës, kunata e Pëllumb Gjokës apo je gjë vajza e Mirel Mërtirit e Klodian Zotos.

Gjeje përgjigjen kush je, sepse unë e kam për secilën nga këto pyetje”, tha Bardhi.

You may also like