“Do t’iu dalë prej hundësh”/ Shitja e votës, Arlind Qori bën thirrjen e fortë ndaj qytetarëve: Mos e merrni 50 mijë lekëshin

by editor

Kryetari i ‘Lëvizjes Bashkë’, Arlind Qori, është shprehur se duhet bërë më shumë punë për të bindur qytetarët, sidomos të varfrit, për të mos e shitur votën.

Advertisements

Komentet Qori i bëri në një intervistë televizive, ku tha se qytetarët duhen bindur që nëse marrin 50-mijë lekëshin e shitjes së votës, do u dalë për hundësh.

Advertisements

Ai tha gjithashtu se duhet që edhe institucionet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre, për të penguar shit-blerjen e votës, gjë që sipas tij, deri më tani nuk e kanë bërë.

“Për aq sa mund të ketë në dorë një parti politike, ne po merremi seriozisht siç jemi marrë në zgjedhjet e kaluara lokale. Sot kemi mundësi të bindim akoma më shumë qytetarë për të na votuar. Çdo qytetar që shet votën, unë e shoh edhe si një lloj dështimi personal.

Kemi qenë jo bindës mjaftueshëm për t’i thënë që mos e merr atë 50 mijë lekëshin, sepse do të dalë prej hundësh. Është detyrë e jona që t’i bindim qytetarët, sidomos njerëzit e varfër që të mos e shesin votën. Por duhet që edhe institucionet e drejtësisë të dënojnë ata që blejnë vota. Ata nuk e kanë bërë punën përderisa vota shitet dhe blihet rëndom.

Advertisements

Shit-blerja e votës ndodh në errësirën e marrëdhënieve private, vjen tjetri në shtëpi dhe aty shitet dhe blihet vota. Ne në 2025 do të kemi vëzhguesit tanë, për të denoncuar çdokënd”, tha Qori.

You may also like