Doli të kulloste bagëtitë dhe nuk i rikthye më në banesë, gjendet e pajetë në pyllë

by editor

Një 82-vjeçare është gjetur e pajetë në Elbasan. Sipas informacioneve, e moshuara doli për të kullotur bagëtitë, por nuk u kthye më.

Advertisements

Pas kërkimeve në terren, mëngjesin e sotëm, ajo u gjet nga policia në pyllin e fshatit Mjekës, pa shenja jete.

Advertisements

82-vjeçarja, sipas familjarëve vuante nga skleroza. Viktima dyshohet të ketë rreshkitur dhe rënë, për shkak të terrenit dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për largimin nga banesa të shtetases M. Q., iu informojmë se pas kërkimeve intensive në terren, mëngjesin e sotëm, u gjet nga shërbimet e policisë, në pyllin e fshatit Mjekës, pa shenja jete shtetasja M. Q., 82 vjeçe. Nga deklarimet e familjareve 82-vjeçarja dyshohet se vunate nga semundja e kujtesës (skleroza).

Nga veprimet hetimore paraprake në vendngjarje, kjo shtetase dyshohet të ketë rreshkitur dhe rënë, për shkak të terrenit dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.

Ndaj trupit të pajetë të 82-vjeçares do të kryehet ekspertizimi mjeko-ligjor. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për dokumentinin me prova ligjore të ngjarjes.

You may also like