Kreu i ri i KFOR-it pritet të jetë italian, i cili do të zëvendësojë gjeneralin nga Turqia, Ozkan Ulutaş. NATO ka konfirmuar raportet e mediave se kush do të zëvendësojë komandantin aktual të KFOR-it kur të përfundojë mandati i tij.
Advertisements
Gjeneral-major Ozkan Ulutaş do të largohet nga posti i tij më 11 tetor 2024. Ai do të pasohet nga gjeneral-major Enrico Barduani nga Italia, thuhet në njoftim. Emri i Barduanit u lakua që në korrik, kur ministri serb i Mbrojtjes, Bratislav Gashić, u takua me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura italiane, admiralin Giuseppe Cavo Dragone.
Advertisements
“Ai shprehu dëshirën që gjeneral-major Enrico Barduani, me marrjen e detyrës së komandantit të KFOR-it, të ketë bashkëpunim dhe komunikim të shkëlqyer me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq”, njoftuan mediat në Beograd.