“Dritarja e makinës ishte pak e hapur, qëlluan nga aty”- Roan Brahimi u vra në sy të saj dhe fëmijës së tyre, zbardhet dëshmia e bashkëshortes

by editor

“Dritarja ishte pak e hapur dhe nga aty u qëllua”, ka deklaruar bashkëshortja e Roan Brahimit, 32-vjeçarit i cili i ekzekuta mbrëmjen e së enjtes (9 Maj) në sheshin qendror të Bajronit.

Advertisements

Gruaja është shprehur se po prisnin fëmijën e tyre, kur atentatorët u afruan dhe më pas qëlluan.

Advertisements

“Prisnim të vinte fëmija dhe më pas pashë motorin që po vinte dhe e qëlluan”, deklaroi ajo. Dy personat që ndodheshin në motor më pas u “zhdukën” nga vendgjarja.

“Karremi” me parkingun

Krimi ndodhi rreth orës 21:30 të së enjtes në sheshin qendror të Bajronit, ku persona të panjohur me motor qëlluan për vdekje 32-vjeçarin shqiptar, i cili ishte në makinë me gruan e tij, e cila u plagos lehtë.

Makina është ndalur në kryqëzimin e rrugëve Messolongiou dhe Tsaldari.

Fëmija shtatë vjeçar i çiftit, i cili po luante në shesh me gjyshen, ka parë me sytë e tij vrasjen e të atit, sipas dëshmitarëve okularë.

Ekzekutorët raportohet se vëzhgonin çdo lëvizje të familjes së viktimës, ndërsa, mesa duket, kanë ruajtur një vend parkimi për Roan Brahimin për ta futur në kurth.

Autorët kanë parë shënjestrën e tyre duke mbërritur dhe më pas, kanë ndezur motorin duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Në këtë mënyrë vrasësit kanë lënë të lirë një vend parkimi që do të shërbente si “karrem” për 32-vjeçarin, i cili parkoi automjetin aty duke pritur për të marrë fëmijën.

Ekzekutorët qarkulluan me motor rreth sheshit dhe u kthyen sërish në vendngjarje, ku njëri prej tyre qëlloi viktimën pa u shqetësuar për kalimtarët, sipas MEGA që ka rindërtur me video dinamikën e krimit.

Dy autorët mbajnë skafanda të errëta që mbulojnë tiparet e tyre. Ata qëndrojnë pranë derës së shoferit dhe qëllojnë.

Dy plumba i morën jetën të riut. Gruaja e tij fillimisht humbi fillimisht ndjenjat dhe kur i erdhi vetëdija, zbriti nga sedilja e pasagjerit e gjakosur.

PO KUSH ISHTE ROAN BRAHIMI?

Janë një sërë ngjarjesh ku ai është dyshuar si i përfshirë. Në fakt, i riu, sipas të dhënave jozyrtare është një nga rivalët e deklaruar të Ervis Martinajt, e për pasojë në disa raste emri i tij është shënuar në listën e personave që duhej të merrej në pyetje. Ai doli në skenë në një ngjarje horror të ndodhur në një lokal në fshatin Zejmen të Lezhës pak vite më parë. I veshur me rroba si të policisë, dyshohet se ishte një ndër katër personat e armatosur që kërkuan të takonin pronarin e lokalit, që për fat nuk ishte në ato ambiente. Qëlluan me armë në lokal dhe më pas u larguan.

Policia e Lezhës tentoi ta shpallte në kërkim, por asnjëherë nuk u kërkua për atë ngjarje, edhe pse emri i tij u denoncua si pjesëmarrës në atë ngjarje. Më vonë, kur emri i tij sërish konsiderohej si një prej personave të dyshuar ose që mund të kishte dijeni për ngjarjen lidhet me aktin horror të 17 korrikut të dy viteve më parë, kur në Urën e FushëKrujës iu zu pritë Brilant Martinajt dhe dy shokëve të tij. Në urdhrin e lëshuar pak orë pas ngjarjes, emri i Roan Gj. Brahimit ishte renditur i katërti ndër gjashtë persona që duhej të gjendeshin dhe të merreshin në pyetje për masakrën me tre të vrarë dhe të djegur më pas, në mes të ditës dhe në arterien rrugore më të mbingarkuar të vendit.

Në fakt, nuk dihet sot e asaj dite nëse Roan Brahimi u mor në pyetje apo jo, por dyshimet për të ranë edhe për dy atentate ndaj Ylli Brahimit në Milot, u dyshua edhe për një atentat në Shkozet, edhe për lidhje të fuqishme me persona që kanë drejtuar grupe të fuqishme kriminale, por u tha se ai u largua nga Shqipëria kohë më parë.

Ai u kthye në Athinë, ku mendohet se kishte shkuar për të festuar Pashkët me djalin dhe nënën e tij, dhe aty ka rënë në pritën e organizuar nga persona, që sipas hetimit grek, i kanë ndjekur dhe i kanë pasur nën vëzhgim familjen! Policia greke menjëherë ka nisur hetimet dhe dyshon se atentatorët mund të kenë kaluar kufirin dhe të kenë hyrë në vendin tonë.

Ndonëse mekanizmi i atentatit është i ngjashëm me disa vrasje të tjera të ndodhura viteve të fundit në Athinë, ata dyshojnë se autorët mund të kenë udhëtuar nga Shqipëria, për shkak se viktima ishte i panjohur në Athinë.

You may also like