Droga në shkolla, mjeku: Ja kush janë drogërat më të përdorura nga të miturit, rritje e numrit të përdorueseve femra

by editor

Tregtimi i lëndëve narkotike pranë shkollave dhe përdorimi i tyre jo vetëm nga të rinjtë por edhe nga fëmijët ehste kthyer në një shqetësim madhor.

Advertisements

Lidhur me këtë mjeku toksikolog Alert Drishti, i ftuar në një studio televizive, u shpreh se kryesisht përdoren droga popullore si heroina dhe hashashi, ndërsa nga moshat e vogla kokaina nuk përdoret sepse dhe kushton.

Advertisements

Ai tha se është rritur kryesisht numri i përdoruesve femra me 12%, prandaj siç ai shprehet duhet të ketë më shumë programe mësimore të dedikuara për dëmet e drogërave. Sipas tij nuk ka drogë të lehtë apo të fortë të gjitha janë të dëmshme dhe për të gjithë këta përdorues ka shpresë.

“Rasti 11 vjeç, nuk është rast rutinë, por sigurisht që rasti konkret ka qenë një përdorues i drogës, por përgjithësisht moshat e vogla që vijnë për ndihmë janë përdorues të hashashit. Ishte një fëmijë me prindër të divorcuar, jetonte në një qendër rehabilitimi për fëmijë minorenë, pra në numrin e popullatës kjo pjesa vunerabël përbën një pjesë të madhe të tyre dhe janë kryesisht te drogat e lira si hashashi.

Advertisements

Ndërsa përdoruesit e kokainës nuk njohin shtresë sociale. Hashashi duke qenë i lirë është dhe më i përdorshmi dhe kanë mundësi dhe moshat e vogla, madje ai njihet dhe si porta hyrëse në rrugën e përdorimit të drogërave të forta. Gjinia femërore po vjen duke u rritur që vijnë kërkojnë ndihmë mjekësore ka arritur në 12%. Na kanë ardhur dhe në gjendje kome, por fatmirësisht nuk kemi asnjë humbje jete.”

Më tej ai shtoi se është masa ajo që bënë dëmin, pra me shkencë nuk ndahet se cila është më e dëmshme dhe cila më pak e dëmshme për ne të gjitha janë të dëmshme.

“Varësia nuk varet nga rruga e marrë apo sasia, por ka disa kritere, toleranaca, kriza apsinencës, dhe vepriemt konpuilsive që ata bëjnë. Pra nuk kemi drogë e dëmshme dhe më pak e dëmshme por problemi është se me këto mosha duhet që informacioni dhe ndërgjegjësimi të jetë në fokus të tyre.

Duhet të ketë programe të dedikuara për ti informuar dhe ndërgjegjësuar për dëmin që ato drogëra bëjnë. Nuk ka drogë të lehtë apo të fortë, të gjitha janë të dëmshme, por askush nga ata që i kanë hyrë kësaj rrugë nuk janë të pashpresë sepse ka programe për ti ndihmuar.”

You may also like