Vëllai i Liridona Ademajt e cila u vra në Kosovë me porosi të bashkëshortit të saj Naim Murselit, ka treguar këtë të martë se ka shkuar në Suedi për të takuar dy fëmijët e së ndjerës Dionin dhe Diarin.
Advertisements
Leonard Ademaj, rrëfen se nipi dhe mbesa e tij kishin vetëm një kërkesë që të vinin në Kosovë dhe të vendosnin lule ke varri i nënës.
Advertisements
Ai gjithashu falenderon dhe shërbimet sociale në Suedi për kujdesin profesional ndaj fëmijëve.
“Sot i takova nipat Dionin dhe Diarin, fëmijët e Liridonës tonë, pas disa muajsh dhe pas një ngjarje tragjike që do t’i përcjellë tërë jetën. U përqafuam gjatë. Ata e patën vetëm një kërkesë: a mundemi me ardhë në Kosovë me dërgu lule te varri i nanes? Falënderojmë shërbimet sociale në Suedi për kujdesin profesional”, ka shkruar Leonard Ademaj.