Pa u bërë ende 7 muaj nga vrasja e 49-vjeçarit Pëllumb Meta, Shënavlashi është tronditur sërish, po me të njëjtin skenar, ku fëmijët pasi vrasin babain kërkojnë ndihmën e policisë. Esmerald Balla vrau babain e tij pas një sherri për një kasafortë më 75 mijë euro dhe më pas e hodhi atë në një pus.
Advertisements
Fill pas ngjarjes njoftoi policinë për zhdukjen e babit të tij, por pas gjetjes së trupit rezultoi, se 62-vjeçari Enver Balla ishte qëlluar me plumb në kokë dhe më pas ishte hedhur në një pus 1 kilometër larg vendit të ngjarjes.
Advertisements
Çfarë i lidh dy ngjarjet?
Si në rastin e Pëllumb Metës ashtu dhe në atë të Enver Ballës, paratë dhe pronat janë bërë shkak që ata të eliminohen nga fëmijët e tyre, për të vijuar më tej me historinë e zhdukjes së trupit dhe më pas telefonatë policisë për ndihmë.
Advertisements
Në 13 shkurt të këtij viti djali i madh i familjes Meta në Shënavlash denoncon në polici zhdukjen e papritur të babait. Dhe pas disa ditësh kërkimi trupi i Pëllumb Metës gjendet i varrosur në kasollën pas shtëpisë. Fillimisht fajin e morën përsipër dy vëllezërit të cilët thanë se e vranë babain pasi donte të fejonte motrën e tyre të vogël Gertën pa dëshirë.
Por kjo pistë ra, dhe më vonë u mësua se në lojë ishin disa dynym tokë që vlenin mijëra euro, për të cilin Hyseni kishte bërë fjalë me babain për t’i shitur, por kur ky i fundit e kishte kundërshtuar, u qëllua me plumba. Një ngjarje e mbetur ende mister dhe që vijon të hetohet edhe për arsyen se edhe vajza Gerta Meta pretendon se qëlloi ajo ndaj babait dhe se dy vëllezërit e ndihmuan për të zhdukur trupin.
Ishin kamerat rrugore ato të cilat treguan se si dy vëllezërit Meta larguan nga banesa makinën e babait të tyre dhe më pas denoncuan në polici zhdukjen e tij. E njëjta histori u përsërit edhe diotën e sotme pas bërjes publike të ngjarjes tragjike. Esmerald Balla kishte “thurur” skenarin e ngjarjes, pasi në mënyrë që të zhdukte gjurmët, ka kallëzuar në polici se babai i tij ishte larguar nga banesa me një grua të panjohur dhe se kishte humbur kontaktet me të.