Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Tetovë ku humbën jetën e nënë e bijë.
Advertisements
Siç raportohet Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Prokurorinë Themelore Publike Tetovë janë duke ndërmarrë masa për zbardhjen e ngjarjes në fshatin Sllatinë të Tetovës.
Advertisements
Gjithashtu dyshohet se nënë e bijë janë helmuar, ndërsa do të merren mostra të gjakut dhe urinës edhe nga anëtarët e tjerë të familjes, babai dhe djali për të mësuar nëse edhe ata janë helmuar.
Viktimat janë gjetur nga gjyshja, e cila ka shkuar në cilësinë e mjekes pasi ka marrë një thirrje telefonike për ndihmë në urgjencën e Tetovës.
Advertisements
Këto detaje janë bërë të ditura në raportin e policisë së Tetovës. Megjithatë ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Të gjeturat fillestare nga autopsia e urdhëruar flasin për helmim si shkak të mundshëm të vdekjes së personave, andaj nga të ndjeret janë marrë mostra për analiza shtesë toksikologjike për të përcaktuar shkakun e helmimit.
Tek të vdekurit nuk u konstatuan gjurmë të tjera dhune.
Gjithashtu, me urdhër të prokurorit publik do të merren mostra të gjakut dhe urinës edhe nga anëtarët e tjerë të familjes babai dhe një fëmijë tjetër, për të kontrolluar praninë e mundshme të toksinave edhe në to”, theksohet në njoftimin e MPB-së.