Dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti dhe u la e pajetë në mes të rrugës, zbulohet identiteti i shqiptares! Kush është partneri vlonjat

by editor

Enkelejda Danaj është 40-vjeçarja shqiptare që u godit me thikë për vdekje në Greqi dhe u la e pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit.

Viktima raportohet se kishte bërë dy denoncime për dhunë në familje ndaj ish-bashkëshortit të saj, Eduart Danaj, 50 vjeç nga Vlora, i cili është në kërkim nga autoritetet greke.

Denoncimi i parë i saj ndaj ish-bashkëshortit është bërë në shtator 2022 dhe e dyta shumë më vonë, të Shtunën e Madhe në AT Peristeri.

Në të njëjtën kohë, dyshohet se është një dëshmitar, i cili pretendon se e ka parë gruan në momentin që u godit me thikë.

Viktima është gjetur e pajetë rreth orës 06:00 nga një banor i zonës dhe ka njoftuar policinë.

You may also like