E dh*nuan në protestë, reagon Balliu: Egërsia e pushtetit të korruptuar vetëm më motivon, të mërkurën në një përballje tjetër

by editor

Shefi i Organizimit në Rithemelim, Klevis Balliu ka reaguar dje, pas dhunës së ushtruar ndaj tij nga disa policë, gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme para Bashkisë Tiranë, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në postimin e tij në “Facebook”, Balliu thekson se “egërsia e pushtetit te korruptuar, vetëm motivon” dhe se opozita përballjen nuk e ka me policinë por me pushtetarët që urdhërojnë policinë dhe ata do të mbajnë përgjegjësi. “Egërsia e pushtetit te korruptuar, vetëm motivon pasi përshkruan dëshpërimin e tyre, metrat e tyre të fundit. Gjithmonë, jam kujdesur që përballja me policinë te jetë minimale. Pasi ne nuk e kemi problemin me policinë por me pushtetarët që urdhërojnë policinë. Por sot, si duket pushteti kishte vendosur aty besniket e vet, disa te veshur me uniformën e policisë por që në shpirt kanë uniforma SkyEcc.

Tani kjo ishte ajo çka pushteti bëri dhe patjetër që ata do të mbajnë përgjegjësi. Të mërkurën në një përballje tjetër për ti kthyer bashkinë qytetit tonë, Tiranes tonë. Dhe te degdisim zdromsin e bashkisë në kazanin e plehrave te historisë, ne faqet e turpit te historisë. Erion merri ato te çeliktat dhe dil te mërkurën në bashki te shohësh se si shkrinë çeliku përballë popullit”, shkroi Balliu.

You may also like