“E dua të dashurën time, por përfundoj duke bërë s*ks me të tjera”, 27-vjeçari rrëfen si tradhton partneren: Përfundova në shtrat me kolegen! S’e kontrolloj dot veten

by editor

Një 27-vjeçar ka rrëfyer se si ka tradhtuar të dashurën e tij pavarësisht se e do dhe frikësohet se do ta humbasë nëse ajo e zbulon.

Advertisements

Rrëfimi për The Deidre

Advertisements

Unë e dua të dashurën time, por sa herë që ajo punon gjatë natës përfundoj duke bërë seks në shtratin e ndonjë vajze tjetër. Nuk mund ta mbaj veten, jam 27-vjeç dhe e dashura ime është 25.

Ajo punon si ndihmëse e kujdesit shëndetësor në spital dhe emi një jetë të mirë seksuale. I vetmi moment kur nuk kryejmë marrëdhënie është kur ajo punon.

Hera e parë që e tradhtova ishte me një kolege 26-vjeçare. Mendova se ajo nuk do të mi hidhte sytë kurrë, por kur dolëm një natë për të parë një ndeshje, përfundova tek banesa e saj.

Ajo e bëri të qartë se ishte e gatshme për çdo gjë kur më puthi. Kemi bërë seks të dehur. Ishte e sikletshme ta takoja sërish në punë, por të dy bëmë sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

Një javë më vonë isha vetëm në festën e ditëlindjes së një shoku dhe pata një flirt me kushëririn e mikut tim.

Mund të them që ajo më pëlqente dhe së shpejti gjetëm një dollap bosh lavanderie në hotelin ku u mbajt festa dhe bëmë seks.

Më pas shkova në shtëpi dhe të nesërmen u zgjova me të dashurën time pranë meje. Nuk kam ndjerë kurrë një faj të tillë.

Një herë tjetër, u deha dhe bëra seks me një vajzë që punon në një lokal. Askush nuk krahasohet me të dashurën time dhe e di që do ta humbas nëse nuk kontrolloj veten. Nuk e di çfarë ka që nuk shkon me mua.

You may also like