E ftoi në shtëpi për të luajtur dhe e përdh*noi, dënohet me 13 vite burg 24-vjeçari shqiptar në Greqi

by editor

Advertisements

Një 24-vjeçar është shpallur fajtor për abuzim seksual me një të mitur, dhe është dënuar me 13 vite burg në total.

Gjykata e jurisë së Selanikut e shpalli fajtor për akte seksuale me një të mitur nën moshën 12 vjeç dhe përdhunim radhazi. Sipas aktakuzës, veprat janë kryer në periudhën 2018-2020 në zonën e Pellas.

Gjithçka nisi në verën e vitit 2018, kur i akuzuari (me origjinë shqiptare), i cili në atë kohë nuk kishte mbushur moshën 18 vjeç, ftoi fqinjin e tij 12-vjeçar në shtëpinë e tij për të luajtur një videolojë.

Advertisements

Duke përfituar nga fakti që prindërit e tij ishin larg për punë bujqësore, me dhunë fizike e dhunonte seksualisht, gjë që u përsërit edhe në vitet në vijim, herë në shtëpinë e të akuzuarit dhe herë në arat e prindërve të tij, ku e takoi. Rasti u zbulua pas një denoncimi në Komisionin e Vlerësimit dhe Mbështetjes Arsimore Diagnostifikuese të Shkollës së Mesme Profesionale, ku i mituri studionte, ndërsa ndaj të njëjtit të pandehur ishte bërë një tjetër kallëzim.

You may also like